SHBA dënon aktet e dhunshme në Kosovë
Heqja e përmendores së luftëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë para disa ditësh nga policia serbe u prit me reagime, protesta dhe madje akte të dhunshme hakmarrëse nga një grup shqiptarësh në Kosovë.Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë të tij dënon aktet e dhunshme ndaj komunitetit serb në Kosovë ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha palëve të diskutojnë për të arritur një zgjidhje paqësore."Ne dënojnë fuqimisht aktet e vandalizmit dhe dhunës ndaj komunitetit serb të Kosovës, në përgjigje të një vendimi të marrë në Beograd në lidhje me një monument në Serbi. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të hetojnë këto krime dhe për të parandaluar akte të mëtejshme të paligjshme të hakmarrjes. Ne i bëjmë thirrje atyre në Kosovë dhe Shqipëri të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestat e tyre dhe për të mbështetur një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje” thekson DASH.Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se çështje të tilla si monumentet nuk duhet të bëhen pengesë për zgjidhjen e çështjeve në Ballkan.“Çështje të tilla si monumentet nuk duhet të ngrihen në nivelin e reagimit që ne po shohim. Ato shkëpusin vemendjen nga çështjet me interes të vërtetë për t'u zgjidhur në Ballkan, çështjet që kërkojnë përpjekje të përbashkëta, kompromis dhe dialog", përfundon deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit.