Thaçi dhe Pacolli nesër takohen për koalicionin

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi nesër pritet të takohet me zëvendëskryeministrin dhe liderin e AKR-së Behgjet Pacolli për të diskutuar rreth fatit të koalicionit PDK-AKR.Pacolli ka thënë për RTK-në se nesër mund të dihet gjithçka rreth fatit të koalicionit.Mirëpo, ai nuk ka pranuar të flasë nëse në takimin e nesërm me kryeministrin Thaçi do të insistojë patjetër që AKR-së t’i jepet një ministri, ashtu siç i takon në bazë të marrëveshjes.Nga ana tjetër, zyrtarë të Qeverisë nuk kanë dashur të komentojnë një takim të mundshëm Thaçi- Pacolli.