QUINT, dënon dëmtimin e varrezave dhe monumenteve serbe
Ambasada e Francës, e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe e Shteteve të Bashkuara, kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët, për sulmet në varrezat ortodokse serbe në disa rajone të Kosovës.“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë. Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak heqjes së lapipdarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët.“Akte të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe autorët e veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese të ndërmarrura nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në deklaratë.