Shtyhet takimi Thaçi-Pacolli?

Partia Demokratike e Kosovës nuk i është përgjigjur sot kërkesës së liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli për t'u takuar dhe për të diskutuar për situatën e krijuar pas kalimit të Agim Çekut në PDK.Ndonëse AKR kishte paralajmëruar se sot Pacolli do të takohej me Thaçin për të diskutuar për koalicionin, një gjë e tillë duket se do të shtyhet për javën e ardhshme.RTK ka kontaktuar Zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi i cili ka thënë se nuk është në dijeni të një takimi të mundshëm Thaçi-Pacolli. Sidoqoftë, burime të RTK-së thonë se PDK aktualisht është duke u marrë me organizimin e Kongresit zgjedhor që pritet të mbahet të shtunën.Ndërsa gjithçka rreth koalicioneve qeverisëse do të diskutohet javën e ardhshme kur edhe përfundojnë punimet e Kongresit Zgjedhor, atëherë kur pritet të diskutohet edhe me subjektin opozitar AAK rreth mundësisë së përfshirjes së saj në koalicionin qeverisës.