Kosovë, serbët përsëri bllokojnë rrugët në veri
Serbët e veriut të Kosovës kanë bllokuar sot në mëngjes për më shumë se një orë aksin rrugor Prishtinë-Zubin Potok, duke shprehur pakënaqësinë me prezencën e doganierëve kosovar në vendkalimin kufitar në Bërnjak.Në këtë rrugë, rreth orës 08:00 të mëngjesit, është penguar personeli i EULEX-it që të shkoj në vendkalimin kufitar për shkak të dyshimeve të serbëve se misioni evropian me automjetet e tyre po transportojnë doganierët e Kosovës.Disa automjete të EULEX-it, janë ndaluar në Zubin Potok por megjithatë arritën në pikën kufitare duke shfrytëzuar rrugët alternative.Të dyja pjesët e rrugës u mbajtën të bllokuara me kamionë dhe makina për më shumë se një orë nga serbëtPas orës 09:00, serbët larguan pengesat nga rruga dhe tani qarkullimi po zhvillohet normalisht.