Beogradi e konfirmon takimin Jahjaga-Nikoliç

Pas deklaratës së këshilltarit të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ramush Tahiri për mundësinë e takimit të saj me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikoliç, gjatë shkurtit, edhe në kabinetin e Nikoliç e konfirmojnë një mundësi të tillë.Bashkëpunëtorët e presidentit serb i kanë deklaruar gazetës “Blic” të Beogradit se takimi i parë ndërmjet Nikoliç dhe Jahjagës do të mbahet me siguri nga fundi i shkurtit, ose në fillim të marsit.“Ne kemi shprehur gatishmërinë të mbahet takimi. Po e presim konfirmimin e tyre. Pasi presidenti ka shumë obligime dhe një varg vizitash të caktuara në periudhën e ardhshme, më reale është që takimi të ndodh kah fundi i janarit”, kanë theksuar në kabinetin e Nikoliç.Mirëpo, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë sot në Bruksel, sipas mediave të Beogradit, se është dëm që presidenti i Serbisë, Nikoliç ka refuzuar iniciativën e kolegut të vet malazias, Filip Vujanoviç për të ndërmjetësuar në takimin e Nikoliç me Atifete Jahjagën.“Fatkeqësisht Nikoliç nuk e ka pranuar iniciativën që të organizohet takimi i kryetarit të Kosovës dhe të Serbisë në Mal të Zi”, ka thënë Kacin. Ai citohet të ketë vlerësuar se një takim i tillë duhet të mbahet sa më shpejtë për shkak të së ardhmes evropiane, të Serbisë, Kosovës dhe të mbarë rajonit.