Aksidente në Greqi, 1 i vdekur dhe 22 të plagosur

Një i vdekur dhe 22 të plagosur është bilanci pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme në rrugën nacionale Selanik-Athinë, në zonën Kleidi të Imathias. Në aksidentin e dyfishtë, që ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit, u përplasën të paktën 24 automjete.Si pasojë e mjegullës në rrugë në një prej aksidenteve janë përplasur 16 automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një person  dhe janë plagosur 16 të tjerë.Pak minuta më vonë, rreth 1 kilometër më tutje u shënua një aksident u dytë, ku u përplasën 8 automjete, dhe u plagosën gjashtë persona.Sipas mediave greke në vendngjarje kanë shkuar dhjetë autoambulanca të cilat kanë transportuar  të plagosurit në spitalet e Selanikut dhe të Verias.Mes të plagosurve ndodhen edhe tre fëmijë, si dhe një grua shtatzanë që ndodhej në një autoambulancë e cila u përfshi në aksident.