Maqedoni, Ahmeti fton opozitën të kthehet në Parlament

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se, zgjedhjet lokale të marsit do të jenë në fokusin e komunitetit ndërkombëtar bashkë me situatën aktuale politike në Maqedoni.Ahmeti shprehu përcaktimin që BDI do të angazhohet për proces të lirë dhe demokratik të zgjedhjeve me standarde sikur ato të vitit 2011 ndërsa ftoi partinë më të madhe opozitare maqedonase LSDM që të kthehet në Parlament dhe të merr pjesë në zgjedhje si dhe të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme që po ndodhin për vendin dhe për të ardhmen e qytetarëve.Këto komente ai i bëri pas një takimi me Ambasadorin e BE-së në Shkup, Aivo Orav.Në këtë takim, lideri i BDI-së ka folur edhe për kontestin e emrin si dhe procesin eurointegrues të Maqedonisë.“Maqedonia dhe Greqia duhet të gjejnë kompromis për emrin e vendit sa më shpejtë dhe të zhbllokojnë procesin integrues të vendit, por edhe vendet mike të Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e këtij procesi për ta lehtësuar zgjidhjen”, theksoi Ahmeti.Bashkëbiseduesit folën edhe për situatën në Luginën e Preshevës me ç’rast Kryetari Ahmeti ripërsëriti shqetësimin për demonstrimin e forcës nga autoritetet Serbe kundër një komuniteti të vogël në kohë kur Serbia duhet të ndryshojë dhe të reflektojë për borxhet që ia ka rajonit për sjelljet e veta në 100 vitet e kaluara.