Takimi Jahjaga-Nikoliç më 6 shkurt?
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologu i saj serb, Timosllav Nikoliç do të takohen më 6 shkurt.Lajmi bëhet I ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime diplomatike në Prishtinë të afërta me përgatitjen e këtij takimi.Sipas një diplomati perëndimor, dy presidentët do të takohen në Bruksel. Gjatë këtij takimi do të jetë e pranishme edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton.Në Zyrën e Presidentit të Kosovës nuk është pohuar e as mohuar kjo datë e as vendi i takimit. Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar se janë duke u bërë përgatitjet për këtë takim.Ndërkaq, në kabinetin e presidentit serb, u është thënë mediave se takimi ka gjasa të mbahet në fund të muajit shkurt.“Ne kemi shprehur gatishmërinë që të zhvillohet ky takim dhe jemi duke pritur përgjigjen e palës kosovare”, citon gazeta Blic zyrtarët e Presidencës së Serbisë.Ndërkohë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka shprehur keqardhjen e tij që shefi i shtetit serb ka refuzuar iniciativën e kolegut të tij malazez, Filip Vujanoviç që të ndërmjetësoj në takimin e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.