Kosovë, Thaçi dhe Pacolli takohen sot për koalicionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2013, 09:27
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, do të takohen sot për të diskutuar për koalicionin, raporton RTK.Pas kalimit të Ministrit të Sigurisë së Kosovës i cili ishte nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, në Partinë e Kryeministrit Thaçi, lideri i AKR-së pati deklaruar se do të shqyrtojë koalicionin me PDK-në.Pacolli i ka kërkuar PDK-së një ministri tjetër, në këmbim të asaj të FSK-së që kishte deri më tani.Ndërkohë ditën e djeshme nëpërmjet një letre Pacolli i ka kërkuar PSDK-së shkëputjen e koalicionit, kërkesë kjo që u quajt nga anëtarja e kryesisë së PSDK-së në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion.