Daçiç: Kosova shtet i rremë, duhet të kishim shkëmbyer territoret me Shqipërinë
Shtet i rremë. Kështu e ka përkufizuar shtetin e Kosovës, kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, teksa ka komentuar protestat e shqiptarëve në Preshevë në flamurin kuq e zi.Duke folur me gazetarët pas një konference për bashkëpunim mes zyrtarëve ndërlidhës të misioneve të huaja në Beograd ai ka komentuar më tej edhe kërkesat që çështja e shqiptarëve në Preshevë të zgjidhet si çështja e serbëve në veri të Kosovës, ai tha se më herët ka propozuar shkëmbimin e territorit, por se askush nuk e ka dëgjuar.“Kjo në fakt do të thotë se Kosova është shtet i rremë... Prandaj, unë kam thënë se duhet të negociojmë me Shqipërinë”, ka thënë ai, duke shtuar se heqja e lapidarit në Preshevë “nuk ka lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.Për më tepër, në këtë aspekt jam kritikuar edhe në Serbi, e këtë nuk e ka pranuar as bashkësia ndërkombëtare”, tha Daçiç.Më tej kryeministri serb tha se situata në Preshevë është e qëndrueshme dhe se heqja e djeshme e monumentit të luftëtarëve të UÇPMB-së nuk mund të jetë një problem për shtetin e Serbisë. Sipas tij qeveria e Serbisë nuk mund të priste heqjen e memorialit për shkak se ai ishte i vendosur të mënyrë të paligjshme.“Askush nuk ka të drejtë t’i jap mësime Serbisë për këtë çështje”, tha ai.