Kontrollori, 'Albcontrol' ia di për nder PD-së: Po denoncon atë që punësove

Tiranë – Kompania e Kontrollit të Trafikut Ajror, “Albcontrol” i ka bërë të ditur sot Partisë Demokratike se i është mirënjohës që po denoncon të punësuarit e saj në aeroport, si kontrollorin e trafikut ajror, Erjon Bojaxhin dhe po e ndihmon të ndreqë me këtë rast, problemet e rënda administrative të trashëguara prej demokratëve.Sipas këtij institucioni, Bojaxhi, i denoncuar nga PD-ja si korrieri i parave të krimit dhe korrupsionit në aeroport, është trajnuar dhe punësuar në ANTA në vitin 2012, vit i qeverisjes së Partisë Demokratike dhe po ashtu, për këtë punësim, ai ka marrë një dëshmi penaliteti të pastër po nga Ministria e Drejtësisë së drejtuar nga demokratët.Në këtë këndvështrim, “Albcontrol”-i “merr përsipër të verifikojë më tej shqetësimin e zëdhënëses së PD-së dhe do të veprojë sipas Kodit Etik të kompanisë, pse jo edhe duke ndrequr problemet e rënda administrative të trashëguara nga pushteti i deridjeshëm i Partisë Demokratike. Falenderojmë Partinë Demokratike, - thuhet në fund të njoftimit të lëshuar nga kompania, - dhe e nxisim atë të na njoftojë edhe për raste të tjera personash me probleme me ligjore, të punësuar gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj.”ar.sh/Oranews/tv