Tiranë, 64 raste të ndërtimeve pa leje, arrestohen 7 persona
Tiranë-Policia ka evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, duke proceduar penalisht edhe 64 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 53 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.Sipas policisë së Tiranës po ashtu gjatë ditës së djeshme, janë proceduar penalisht dhe 18 shtetas të tjerë për ndërtime të paligjshme, nga të cilët 15 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 shtetas janë shpallur në kërkim.Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.Ky operacion do të vijojë me të njëjtin intensitet në vazhdimësi.Rastet e evidentuara të ndërtimeve pa leje, proçedimet dhe arrestimetNga Komisariati i Policisë Nr. 2 janë proceduar penalisht 5 shtetas, përkatësisht:- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Fatos M., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, është konstatur duke kryer punime pa leje në rrugën “Naim Frashëri”.- filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Endri H., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Z. Çajupi”, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme duke pushtuar hapësirën publike dhe duke shkatërruar pronën e përbashkët të pallatit.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Alket L., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Mark Sh. vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Imami”, ka ndërtuar një objekt të pa pajisur me lejet përkatëse dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Besnik Gj., vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Imami”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.Komisariati i Policisë Nr. 3 filloi procedimin penal për 5 shtetas, përkatësisht:- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Kadri Z., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasan Ceka”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Hatixhe H., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Marko”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Migerta R., vjeç 25, banuese në Laç, pasi në rrugën ”Mine Peza”, ka ndërtuar një objekt e pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Laert Sh., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Pashe Bushatlliu”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit Pëllumb M., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Armand P., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.Komisariati i Policisë Nr.5 filloi procedimin penal për 2 shtetas, përkatësisht:- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Petrit N., vjeç 43, banues në Babrru, pasi në Babrru, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ramazan H., vjeç 54, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 janë proceduar penalisht 5 shtetas, përkatësisht:- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ylber H., vjeç 37, banues në Kashar, pasi në Kashar, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Qemal V., vjeç 58, banues në Kashar, pasi në Kashar, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Edvin L., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Rustem G., vjeç 61, banues në Ndroq, pasi në Ndroq, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.- filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Vullnet K., vjeç 50, banues në fshatin Lalm, pasi në fshatin Lalm, ka ndërtuar një objekt i pa pajisur me lejet përkatëse.