Lushnje, digjen 10 ha pisha në pyllin e Garunjasit

Lushnje - Një zjarr i rënë mesditën e sotme në pyllin e Garunjasit dogji mbi 10 ha pisha, pemë frutore dhe shkurre. Flakët u vërejtën rreth orës 13.30 minuta dhe u përhapën me shpejtësi, për shkak të erës së fortë që frynte në drejtimin veri-jug.Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse të qytetit të Lushnjes dhe punonjës të Drejtorisë Pyjore, për shkak të perhapjes së gjërë të territorit nën flakë, janë përfshirë në aksionin për shuarjen e flakëve të zjarrit edhe banorët e fshatit Garunjas.Mjaft prej pemëve të djegura kanë qënë pronë e fermerëve të zonës, ndaj përpjekjet e tyre ishin në ndalimin e përhapjes së vatrës së zjarrit. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen.