Vlora destinacioni i radhës për inspektimin e ligjit “antiduhan”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 17:46
Vlorë - Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, ka zgjedhur Vlorën si vendin e rradhës për të parë nga afër masat për zbatimin e ligjit antiduhan. Deda tha se ky ligj nuk do të mbetet thjesht fazë inspektimi, por aplikimi i ligjit do të bëhet në çdo pjesë të tij dhe s’do të ketë tolerancë ndaj shkelësve.Sipas kreut të DSHSH-së vjelja e gjobave ndaj qytetarëve është e parashikuar qartë në ligj, i cili ka dhe mekanizmat për të mos cënuar biznesin.Faza e promocionit për ligjin antiduhan ka nisur në gjithë vendin. Priten penalizime ndaj kujtdo që kapet duke konsumuar duhan në ambiente që nuk lejon ky ligj, por nga gjobat nuk do të shpëtojë as kamarieri që shërben në barin ku verehet shkelja.