Bojkoti i Kuvendit, Oketa: Deri tani kemi një opozitë të “Facebook”-ut

Tiranë – “Deri tani kemi një opozitë të “Facebook”-ut. Ky është gjykimi i FRD-së për rolin që po luajnë PD-ja dhe aleatët e saj në vend, që pas bojkotimit të Kuvendit të Shqipërisë.I ftuar në studion e “Ora News”, Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm i FRD-së, deklaroi se “deri tani kemi një opozitë të "Facebook"-ut, që nuk po e përmbush misionin e saj dhe gjykoj se është një qëndrim aspak kontruktiv, qoftë për një klimë tjetër politike që duhet të mbizotërojë në vend, qoftë edhe për vetë fatet e opozitës parlametare, në rastin konkret të PD-së.Në rast se vazhdon dhe fatkeqësisht mendoj se do të vazhdojë kështu , - vuri në dukje Oketa, - është duke bërë kalkulime politike për interesat e një grupi fare të vogël individësh dhe jo për interesa madhore të vendit e të atyre njerëzve, që e mbështesin me sinqeritet dhe do të thosha, me një lloj symbylljeje, atë forcë politike.”Sipas Oketës, “fatkeqësisht, opozita parlametare e ka kaluar edhe herë të tjera një trajetore të tillë, ka bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë, por kjo është një rrugë që nuk të çon në asnjë vend. Edhe mazhoranca aktuale po ashtu, kur ishte opozitë, pas zgjedhjeve të 2009-ës, për disa muaj, gati një vit, ndenji rrugëve, e la bosh Kuvendin e la pa mbrojtur edhe atë pjesë që e votoi. Por,në fund fare, arrin një moment kur detyrimisht do të ulej në atë sallë e do të jesh pjesë e Kuvendit sepse qytetarët të kanë mandatuar,”- theksoi ai.I pyetur edhe për çështjen “në vlim”, vjedhjen e Bankës së Shtetit dhe mosdorëheqjen e Guvernatorit Ardian Fullani, Sekretari i FRD-së tha se tashmë, në kuptimin moral dorëheqja nuk do të kishte kuptim, por vetëm në kuptimin juridik, pasi është e imponuar.Përgjegjësia morale më e madhe tani bie mbi bordin, përderisa nuk ka një reagim nga Guvernatori.”armanda shtembari/Oranews.tv