Fier, sistemi i vjetër vështirëson gjetjen e adresës
Fier - Të orientohesh në lagjet periferike të Fierit, por jo vetëm, është shumë e vështirë. Por më e vështirë është të gjesh vendndodhjen e familjeve që jetojnë në këto lagje.Sistemi i adresave në Fier prej vitesh nuk është përditësuar dhe kjo vështirëson edhe punën e institucioneve të ndryshme në leshimin e dokumentave apo gjetjen e vendndodhjes së qytetarëve. Për fierakët çështja ndërlikohet kryesisht në rastet kur duhet t'u mbërrijnë dokumente dhe porosi postare.Prej vitit 2009 nuk ka patur përditësim të adresave dhe lëvizjet demografike të ndodhura gjatë viteve të fundit e ka bërë më prezente këtë problem. Pranvera Banaj, përgjegjëse e projektit të përditësimit të sistemit të adresave, thotë se projekti lindi si nevojë urgjente, për shkak të përcaktimit të vendndodhjes së çdo qytetari.Me 1 shtator do të nisë puna në terren për plotësimin e formularit të adresave nga ana e qytetarëve në përditësimin e sistemit të ri të adresave.