Durrës, PD: Sezoni turistik i dështuar

Durrës - Opozita ka akuzuar Bashkinë e Durrësit se ka dështuar totalisht në menaxhimin e sezonit turistik.Sipas përfaqësuesve të saj, qeverisja vendore jo vetëm që nuk ka kontribuar për një sezon të suksesshëm turistik, por nuk ka zbatuar as rregullat dhe ligjet e shtetit përsa i përket raporteve mes plazheve publike dhe atyre private.Përfaqësues të Partisë Demokratike në Durrës kërkoi pranimin e përgjegjësive nga bashkia për keqmenaxhimin e sezonit turistik dhe moszbatimin e rregullave, për raportet mes hapësirave publike dhe private nëpër plazhe.