“National Geographic” promovon Shqipërinë turistike

“National Geographic” është pasqyra botërore e turizmit dhe promovon vende e bukuri natyrore që prej vitit 1888, kur edhe nxori numrin e parë në treg si revistë. Misioni i saj është që të frymëzojë njerëzit që të kujdesen për planetin, ta ruajnë dhe ta duan atë. E ka qenë pikërisht ky mision që ka sjellë në Shqipëri edhe kryeredaktorin e saj, Keith Bellows, një emër i njohur i gazetarisë eksploruese që drejton revistën me famë botërore që prej vitit 1998. Bellows e ka herën e parë në Shqipëri dhe për “vendin e shqiponjave” ka lexuar vetëm informacione në internet.Një tjetër personazh i njohur në turin e gazetarëve është edhe Brana Vladisavljeviç, redaktore e “Lonely Planet” e themeluar nga Maureen dhe Toni Ëheeler. Numri i parë i saj i është kushtuar Azisë dhe përmbante 94 faqe për t’u përhapur më pas në të gjithë botën.Si edhe kolegu i saj i “National Geographic”, e ka herën e parë në Shqipëri dhe përjetimi natyror që i shfaqet përpara e përfshin të tërën. Kjo e ka bërë atë të dashurohet me vendin, saqë premton se do të kthehet sërisht.Në ekspeditën, e cila nisi me eksplorimin e Kosovës, nuk marrin pjesë vetëm gazetarë, por edhe operatorë të cilët promovojnë paketa turistike me biçikleta për rajonin, në Amerikë.Një nga ekspertët e turizmit është edhe amerikani Xhimi Kanson, që misioni të tij shqipta ka turizmin me mjetin më të thjeshtë në botë, biçikletën.Në ditën e tyre të parë në Shqipëri, gazetarët u ndanë në dy grupe dhe secili prej tyre pati mundesinë të kryente misionin për të cilin edhe kanë ndërrmarrë udhëtimin: Eksplorimin.Në udhëtimin e tyre aventurier, ata u shoqëruan nga Dedvukaj, i cili pati i pari mundësinë të njihej me opinionet e tyre për bukuritë shqiptare menjëherë pas aventurës në Liqenin e Shkopetit.Pas ndalesës dhe eksplorimit në Liqenin e Shkopetit, grupi i gazetarëve pati mundësinë të njihej edhe me kalanë e Petrelës. Për t’i uruar mirëseardhjen në kala, ishte i pranishëm edhe Zv.Ambasadori i SHBA, Henry Jardine.Turi i aventurierëve eksplorues do të përshkojë bukuritë natyrore historike dhe kulturore në Vlorë, Gjirokastër, Permet, Korçë, Pogradec dhe përfundon më Maqedoninë ku pjesa shqiptare është përzgjedhur si më kryesorja për t’u eksploruar.Një udhëtim, i cili për këta aventurierë do të shërbejë në fund si një mundësi për të ndërtuar një hartë natyrore e turistike të trojeve shqiptare dhe që do të jenë guida më e mirë turistike edhe për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, që ishte ideatorja dhe realizuesja e këtij turi plot aventura.ar.sh/Oranews.tv