Komshinjtë e Ramës rrëzojnë akuzat e PD: S’po ndërtojmë, do mbjellim ullinj
Pas një jave akuzash nga Partia Demokratike, komshinjtë e rinj të kryeministrit Rama në Surrel të Tiranës i janë përgjigjur me dokumenta selisë së PD. Duke folur për Ora News ata kanë deklaruar në kodrën pranë vilës së kreut të PS nuk do ketë objekt por vetëm brezare ullinjsh.Në truallin e më të përfolur për momentin, 2 pronarët Ardian Isufi dhe Bajram Isufaj thanë se gërmimet po bëhen me brezore dhe në të do të mbillen ullinj, dhe nuk do të ndërtohet asnjë objekt.Ndërsa në komunën Dajt kanë shkuar të gjithë dokumantacionet për të filluar mbjellje dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj komune Njazi Deliu tha se po shqyrtohet kërkesa e tyre.“Nuk bëhët fjalë për një ndërtim pa leje. Fisi Isufaj ka dokumentacionion në proçedurë për njohje pronësie dhe ka bërë një kërkesë për mbjelleje, ullinjsh konkretisht”, tha Deliu.Po dhe banorët e Surrelit nuk kanë qënë të pavëmendshëm ndaj kësaj situate. Ata nuk dinë të thonë për projektin real por kanë dëgjuar se dheu që po hiqet nga kjo kodër po shkon në punimet që po bëhen për Unazën e Madhe.Në këto dokumentacione që disponojmë tregohet autorizimi që pronari Bajram Isufaj ka marrë nga komuna për të mbjell ullinj në tokën e tij. Po ashtu nga këto dokumenta shihet edhe një vërtetim për ndarjen e pasurisë së pronave që e kanë këtë tokë të trashegueshme si dhe miratimin e kërkesës për hapjen e rrugës.