Virusi “Ebola” shpërthen edhe në Senegal

Senegal - Ministria e Shëndetësisë së Senegalit ka konfirmuar rastin e parë të prekur me virusin e Ebolas, duke u bërë vendi i pestë afrikano-perendimor që preket nga sëmundja vdekjeprurëse.Autoritetet e Shëndetësisë thanë se virusi kishte ardhur nga një shtatas nga Guinea. Senegali ka mbyllur kufijtë me Giunean për të ndaluar përhapjen e virusit, por siguria e kufijve të Senegalit është tejet e brishtë.Autoritet ndaluan edhe fluturimet dhe udhetimet detare jo vetëm më Guinean, por edhe me Liberinë dhe Sierra Leonen, te cilat janë tre vendet me të goditura nga ebola. Ndërkaq, të premten, banorët e një prej qyteteve më të mëdha në vend, Gana, protestuan të rebeluar në rrugët e qytetit. Nuk janë shumë të qarta arsyet e protestës, por paraprakisht flitet per nëj zëmërim popullor, pasi tregu kryesor u spërkat me dezinfektues, për të ndaluar përhapjen e virusit.Ndërkohë, dje Nigeria konfirmoi vdekjen e parë si pasojë e virusit ebola jashtë Lagos, duke ngritur edhe alarmin e përhapjes së saj në të gjithë vendin. Viktima është një mjek ne portin “Harcourt”. 70 persona të tjerë janë nën mbikqyrje në qytet, ndërsa gruaja e mjekut është vënë në karantinë.Mjeku trajtoi personin e infektuar me ebola në Liberi dhe e humbi jetën disa ditës pas kthimit. Të mërkurën, Nigeria njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave deri më 13 tetor, me qëllim trajnimin e personelit mësimor për evidentimin e pacientëve. Më shumë se 1 550 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit vdekjeprurës në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.Oranews.tv