Arrestohet Lepuri i dehur duke ngarë një “Ferrari” nëpër Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2014, 15:39
Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar sot 24-vjeçarin Xhim Lepuri nga Laçi, i cili po ngiste një automjet “Ferrari” në gjendje të dehur.Policia ka njoftuar se Lepuri, lindur e banues në Laç, me arsim 8-vjeçar, është arrestuar sepse rreth orës 1.50 në rrugën Lek Dukagjini, është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës “Ferrari” me targa AA004HA, në gjendje të dehur.Dosja e tij iu kalua Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.ar.sh/Oranews.tv