IS shokon botën me video: I pret kokën ushtarit kurd, ekzekuton 300 sirianëve
Ekstremistët e IS publikojnë një video me prerje koke, këtë herë të një ushtari kurd, duke kërcënuar Amerikën për herë të dytë dhe duke i bërë thirrje kurdëve t’i japin fund bashkëpunimit ushtarak me forcat amerikane.Fillimisht në video duken 15 burra të veshur me ngjyra portokali, të cilët qëndrojnë të bashkuar rreth flamurit të IS. Ata thonë se çdo gabim, qoftë edhe nga pakujdesia do të çojë në humbjen e jetës sonë.Më pas në materialin filmik shfaqen tre njerëz persona të maskuar, të veshur me të zeza, ne frontin e një xhamie, të cilët ekzekutojnë një nga personat e veshur me portokalli. Video vjen pas asaj ku ekzekutohej gazetari amerikan James Foley.Forcat kurde nga rajoni autonom i Kurdistanit në Irakun verior janë përpjekur prej javësh të zmbrapsin avancimin e ISIS-it, të mbështetur edhe nga sulmet ajrore amerikane. Një ditë më parë, ISIS publikoi filmimet dhe fotot që tregonin ekzekutimin e rreth 300 meshkujve të zhveshur, që besohet se ishin ushtarë të bazës ajrore Tabka në Siri pranë qytetit Raka, i konsideruar fortesë e ekstremistëve.Një ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama njoftoi se shumë shpejt do të nisë drejt Lindjes së Mesme sekretarin e Shtetit John Kerry, për të diskutuar krizën e Sirisë me partnerët rajonale, sidomos ata që aderojnë në besimin sunit