Shqiptarët e Preshevës më 1 shtator protestojnë për tekstet shkollore
Mungesa e teksteve shkollore në Luginën e Preshevës ka detyruar spektrit politik të kësaj zone që pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor të ftojnë arsimtarët, nxënësit dhe prindërit në një protestë.Protesta do të zhvillohet ditën e hënë më 1 shtato, ata do të kërkojnë të drejtën themelore që ka të bëjë me arsimin.Mediat lokale raportojnë se është mbajtur sot takimi i tretë i radhës në mes partive politike dhe drejtorëve të shkollave shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc.Siç njofton portali Presheva, temë e këtij takimi ishte paraqitja dhe shprehja e revoltës ndaj Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Arsimit, që edhe këtë vit nxënësit shqiptarë i la pa tekste mësimore në gjuhën amtare.Në këtë takim u mor vendim nga i gjithë spektri politik, që vepron në Luginë të Preshevës, që më 1 shtator, ditë e hënë, të mbahet protesta nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Protesta do të zhvillohen nëpër oborre të të gjitha shkollave.