Minierat, kompanitë fantazmë shkaktuan 2.5 milionë euro dëm
Tiranë - Minierat si në kohën e mesjetës të menaxhuara nga firma fantazëm i kanë groposur në tokë shtetit shqiptar 2.5 milion euro. Zv/ministri i Industrisë Ilir Bejtja paralajmëron masa ekstreme.“Në momentin që kemi marrë vendimin e evakuimit të licencave, të atyre që nuk kanë paguar detyrimet minerare. Në periudhat të cilat zgjasin nga 1 deri në 3 vjet. Pra fillonin nga 2010-ta, datonin deri në 2013-ën që nuk kishin paguar detyrimet. E vërteta ishte se ato i detyrosheshin të gjitha bashkë, në listën që ne kemi pasur, një shumë prej 2.5 milion euro tatime shtetit, deturime që lidhen me leje minerare” – tha Bejtja.Këto masa do të shoqërohen me ndryshime ligjore. Zv/ministri Bejtja sqaron se synohet që t’i jepet fund shfrytëzimit pa kriter të galerive duke marrë me vete jetë njerëzish.“Aksidentet ndodhin nga babëzia e dikujt, për të shfrytëzuar më tepër sesa bilanci i mbledhjes i miratruar të nënshkrimit të lejes, pra nuk ka më mundësi për të shkuar përpara, për të shfrytëzuar mineralin, shfrytëzojnë kollona, tavanet duke krijuar hapësira të rrezikshme. Për këtë arsye, na ësnhtë dashur të angazhojmë grupe pune të cilat përfshijnë të gjitha këto institucione ku ne duam të bëjmë një inspektim” - u shpreh MinistriGjatë 23 viteve pas mbylljes së ndërmarjes shtetërore të minierave janë dhënë leje pa fund që e kanë gërryer deri në limit nëntokën shqiptare.