Kodi i ri Rrugor i “vështirëson jetën” shoferëve të rinj
Tiranë - Marrja e një patente në këto 23 vite ka qenë provimi më i thjeshtë.Shpesh shumë leje drejtimi jepeshin edhe pa bërë asnjë ditë kurs si dhe pa respektuar limitet e moshës.Por tashmë me ndryshimet e bëra në Kod, dhënia e lejeve të drejtimit pritet të vështirësohet.Sanksionet e reja të Kodit Rrugor i shpjegon hartuesi ligjor në Ministrinë e Transporteve, drejtoriI i Politikave Arjan Kopra.“Sistemi me pikë i patentave do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në Parlament.Gjithashtu direkt pas kësaj, do të krijohet edhe një bazë të dhënash, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.Ku do të rregjistrohen të gjitha të dhënat, mbi çdo leje drejtimi, mbi të gjitha shkleljet dhe çdo drejtues mjeti do të ketë mundësinë të kontrollojë online mbi sasinë e pikëve që i kanë ngelur” – tha Kopra.Ndërkohë që shoqata e autoshkollave e mirëpresin këto ndryshime, edhe pse disa prej tyre kanë përfituar nga katrahura në dhënien e patentave.“Një ndër elementët e rinj që futet është futja e makinave me kamje automatike, gjë e cila nuk ndodh në Shqipëri. Sepse një drejtues automjeti mund të dëshirojë ta drejtojë mjetin vetëm me kamio automatike, edhe nuk ka pse të privohet nga një shërbim i tillë. Plus që ka edhe disa shërbime të tjera të cilat më përpara nuk jepeshin dhe këto janë një sërë ndryshimesh, që janë për t’u përshëndëtur. Ne si shoqatë e autoshkollave kemi qënë pjesë e grupit të punës, kemi dhënë mendimet tona” – tha Tonin Gjini, një përfaqësues i shoqatës së autoshkollave.Këta dy të rinj ndoshta janë ndër të fundit që po japin provimin me sistemin e vjetër. Ndryshimet në kod ata i shohin si një mënyrë për të disiplinuar shoferët e rinj.