Berisha akuza qeverisë për atentatin e Vlorës: Këta janë byrazeret e krimit
Tiranës- Ish-kryeministri, Sali Berisha,ka reaguar lidhur me atentatin me tritol të një dite më parë në Vlorë.Përmes një postimi në fb, Berisha deklaron se për Ramën vrasjet në vend jane thjesht "larje hesapesh midis krimineleve te dores se pare" kurse sipas zedhenesit te tij per rendin "biznesmenet po vriten se jane mafioza".Duke e cilësuar qeverinë e majtë si byrazer të krimit, Berisha thekson se Rama me këto pohime u thote qytetareve: ju vrasjet, tritolin, vjedhjet dhe maskat, kurse qeveria statistikat dhe mashtrimin.Postimi i plotë në fbNe Vlore hidhet ne ere biznesmeni i rradhes. Rama qytetareve: ju vrasjet, tritolin, maskat dhe vjedhjet, ndersa qeveria shifrat!!Dje biznesmeni i rradhes u hodh ne ere me tritol ne makinen e tij ne qender te Vlores. Per Ramen vrasjet jane thjesht "larje hesapesh midis krimineleve te dores se pare" kurse sipas zedhenesit te tij per rendin "biznesmenet po vriten se jane mafioza".Vetem pak dite me pare, kreu i shtetit policor, Edvin Kristaq Rama, u tha shqiptareve se vrasjet dhe vjedhjet jane ullur me 30% nderkohe qe ato jane rritur respektivisht me 15% dhe 23%, ndersa tritoli, qe e nisi qeveria me prefektin e Vlores, eshte rritur me 100%.Keto pamje horror ne mes te Vlores deshmojne se sa cinike jane mashtrimet e Rames. Me keto pohime te duket se ai iu thote qytetareve: ju vrasjet, tritolin, vjedhjet dhe maskat, kurse qeveria statistikat dhe mashtrimin.Miq keta jane byrazeret e krimit. Vendi po zhytet ne kaos dhe pasiguri te plote.