Turizmi kulturor dhe ndikimi në ekonomi, mblidhen në Butrint ekspertët për parqet kombëtare

Sarandë - Rrënojat arkeologjike të Butrintit njihen botërisht, por pasuritë e vlerat natyrore të parkut janë lënë në harresë.Ekspertë mjedisorë janë bërë bashkë për projektin, “Parqet Dinarike", një rrjet i gjerë ku përfshihen 8 vende të Rajonit dhe ku shkëmbehet informacion dhe ekspertizë.Genti Kromidha, ekspert i biodiversitetit në INCA ( Instituti për Ruajtjen e natyrës në Shqipëri), theksoi se "Zonat  e mbrojtura janë 16% të territorit të vendit dhe zona me rëndësi kombëtare.Nga një analizë paraprake e të dhënave të grumbulluara në 10 parqe kombëtare del në pah mbartja e një vlere të veçantë në sektorë të ekonomisë si: zhvillimi i turizmit, furnizimi i popullatës me ujë të pijshëm, sigurimi i energjisë përmes lëndës djegëse dhe mbështetje për prodhimin blegtoral".Pas Sarandës, ekspertët e projektit “Parqet Dinarike” në Shqipëri do të udhëtojnë drejt Vlorës ku do vlerësojnë bashkë me komunitetin e Orikumit përfitimet që vijnë nga Parku detar i Karaburuni dhe Sazanit si dhe ai i Llogarasë./nzh/oranews online/