Kuvendi miraton Zana Xhukën në krye të ILDKP-së, Topalli opozitës: Votoni tre ligjet
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e sesionit të VIII-të të Legjislaturës së VII-të, duke shënuar kështu edhe seancën e parë për 2013. Gjatë fjalës së saj para deputetëve, ministrave dhe Kryeministrit të vendit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u bëri edhe njëherë thirrje deputetëve të opozitës të dalin përtej interesave të tyre personalë dhe të votojë tre ligjet për integrimin.“Shpresoj që ky sesion i ri të shoqërohet nga dialogu konstruktiv. Miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar ka qenë dhe do të mbetet pjesë e axhendës së Kuvendit. Duhet ta cojmë vendin drejt BE për të realizuar ëndrrën e martirëve të lirisë dhe pavarësisë, u detyrohemi 3 sekonda për të miratuar tre ligjet, tre sekonda për të marrë statusin. Mbetem e bindur se cdo deputet do të kalojë interesat e tij personalë për të votuar tre ligjet në kuvend, na është dhënë një shans i rrallë për tu lënë trashëgimi të pacmueshme brezit të ri. Nga marrja e statusit nuk humb askush, fitojnë të gjithë. Me kodin elektoral hedhim hapin të sigurtë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.Gjatë këtij sesioni të ri duhet të angazhohemi më shumë” tha ajo.Më tej Topalli shpalli angazhimin e saj që tre ligjet për statusin të jenë në rend dite të cdo seance plenare.Ndërkaq Parlamenti në këtë fillim sesioni ka miratuar me 70 vota pro dhe 67 kundër Zana Xhukën për postin e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(IDKP0), duke zëvendësuar kështu Adriatik Llallën, i cili u emërua në postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Xhuka sëbashku Shkëlqim Ganaj ishin dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti Nishani për këtë post, por duke qenë se Xhuka mori shumicën e votave në votim, kandidatura e Gjanaj nuk u hodh fare për votim.Ajo që vlen të theksohet është fakti se LSI nuk i ka bashkuar votat me aleatin e saj PD lidhur me kandidaturën e Xhukës, duke votuar kundër.Pas kësaj deputeti socialist Erjon Brace ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin Berisha lidhur me cështjen e privatizimeve, por pas gadishmërisë së këtij të fundit është tëhequr zoti. Brace.