Largimi i Çekut, Behgjet Pacolli ndërpret koalicionin me PSDK-në

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re ka deklaruar sot ndërprerjen e koalicionit me Partin Social-Demokratike të Kosovës.Lideri i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës i ka dërguar sot një letër PSDK-së, me të cilën ka njoftuar se ndërpret koalicionin me këtë subjekt politik, me të cilin kishte hyrë në bashkëqeverisje me PDK-në.Mediat kosovare raportojne se burime brenda PSDK kanë thënë se arsye kryesore, mbase e vetme për këtë veprim të njëanshëm të Pacollit, ishte kalimi i Agim Çekut, tani ish-kryetarit të PSDK-së në radhët e PDK-së dhe ministër i FSK-së, me të cilin siç thuhet në letrën e Pacollit, kishin nënshkruar koalicionin, që ka funksionuar deri para disa ditësh.Sipas burimeve, PSDK do t’i kthej përgjigje Pacollit, poashtu nëpërmjet një letre, me të cilën do të shpreh pikëpamjet e partisë rreth veprimit të tij. Sipas këtyre burimeve PSDK e vlerëson të paarsyeshme shkëputjen e njëanshme të koalicionit nga ana e AKR-së.