Preshevë, protestë kundër heqjes së lapidarit

Mijëra shqiptarë po protestojnë në sheshin qendror të Preshevës në shenjë revolte kundër aktit vandal të autoriteteve serbe për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së.Në protestë po marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike dhe kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të UÇPMB-së.Protesta deri tani po zhvillohet e qetë dhe pa incidente, ndërsa përveç forcave të policisë nuk janë të pranishëm forca të xhandarmerisë serbe.Vendimi për protesta është marrë gjatë një takimi të liderëve politikë të Luginës së Preshevës, pas aksionit të xhandarmërisë serbe, e cila largoi lapidarin ditën e djeshme.Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafaka kërkuar që faktori ndërkombëtar të përfshihet në qetësimin e gjendjes në këtë pjesë ndërsa  ka ftuar qytetarët që të hënën të dalin në protesta gjithë popullore.Ndërkohë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi  ka thënë se qëndrim i përbashkët i të gjithë liderëve politikë është që të qëndrojmë në realizimin e të drejtave legjitime individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.