Kosovë, shënohet 7-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rrugovës

Në 7-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se ai ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës dhe udhëheqës larg pamës.Në një akademi përkujtimore e cila u mbajt nën drejtimin e Presidentes kosovare, Jahjaga tha se filozofia e Rugovës, ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës.Lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fund-shekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se figura e Rugovës është historike për vendin.Ibrahim Rugova  ndërroi jetë në 21 janar 2006  dhe kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.