Jahjaga e Nikoliç takohen në shkurt

Takimi mes Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Timosllav Nikoliç pritet të ndodh brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri.Ai ka thëne se data është caktuar, por mund të vijë ndonjë lëvizje nga ana e ndërkombëtarëve. Sipas tij takimi do të ndodhë për ti dhenë shtytje dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.“Brenda muajit shkurt, ose në pjesën e parë të marsit, do të jetë takimi, por mund të ndërrohet data nga ndërkombëtaret. Do të bisedohet për pjesën e dialogut mes dy vendeve. Presidentet nuk kanë mundësi të hapin çështje të reja, por për ti dhënë shtytje çështjeve që janë hapur”, ka thënë Tahiri.