Kosovë, sulmohet komuna ilegale në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë me bomba molotov objektin e komunës ilegale në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve nga veriu sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por bomba nuk ka shpërthyer duke mos shkaktuar as të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale.Kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantic, ka hedhur akuza në adresë të ushtarëve të KFOR-it, për të cilët siç tha ai, pavarësisht se kanë qenë prezentë pak metra larg nga objekti, pas incidentit ata janë tërhequr menjëherë nga rajoni i tyre.“Ky është edhe një fakt se KFOR-i dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë të interesuar të pengojnë sulmet ndaj serbëve dhe të mbrojnë pasurinë dhe pronat e tyre”, ka thënë Pantic.Sipas tij, që nga dita e sotme, e ashtuquajtura ‘Mbrojtja territoriale’ në veri do të marrë përgjegjësinë për sigurimin e qytetarëve serbë në veri, për  pasurinë e tyre personale, si dhe për ndërtesën e komunës.