Kthehet “Eagle 8”, Kodheli: Krah aleatëve, Arvizu: Vlerësojmë sakrificën

Tiranë- Pas 7 muajsh shërbimi në Kandahar, forcat paqëruajtëse 'Eagle 8' janë kthyer mëngjesin e sotëm në pikën e nisjes, në Atdhe.Për tu uruar mirëseardhjen, në repartin e Zall-Herrit u zhvillua ceremonia pritëse, ku ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.Në fjalën e saj, Kodheli falenderoi paqëruajtësit shqiptarë për kontributin e tyre për paqen dhe luftën ndaj terrorizmit. Ministrja garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan, perkrah aleateve, duke kontribuar gjithmone me profesionalizem.“Falenderoj paqeruajtësit shqiptarë të angazhuar me mision në Afganistan,pasi janë angazhuar në zona të rrezikshme lufte.Misioni i 8 permbyll me sukses angazhimin tone me forca luftimi ne misionin ISAF. Rajoni i veprimeve te "eagle 8", keshtjella e aktiviteteve terroriste ne jug te afganistanit. Qe nga 2010 kur forcat speciale u nisen ne mision, ju keni dhene nje kontribut te çmuar ne luften kunder terrorizmit. Ne do te vazhdojme te qendrojme ne Afganistan, përkrah aleateve tanë, duke kontribuar gjithmonë me profesionalizëm” tha ajo.Ndërkaq falenderimi i Arvizusë shkoi si për paqëruajtësit ashtu dhe për lidershipin civil dhe ushtarak, që siç tha ai, me urtesi po drejtojne ne bashkepunim me SHBA dhe aleatet.arvizu“Ne vleresojme kontributin dhe sakrificen tuaj. Vleresojme lidershipin civil dhe ushtarak se me urtesi po drejtojne ne bashkepunim me SHBA dhe aleatet.Sot është një ditë e veçantë, pasi festohet kthimi i paqeruajtësve shqiptarë në Atdhe dhe pranë familjeve të tyre.Vlerësojmë angazhimin e paqeruajtësve shqiptarë me mision në Afganistan .Kam kënaqësi që flamuri shqiptar valëvitet përkrah atij amerikan dhe të NATO-s”