Banesat sociale në Korçë, romët: Bashkia na ka lënë jashtë listës

Korçë-Përfaqësues të komunitetit rom në qytetin e Korçës kanë akuzuar bashkinë për mashtrim dhe diskriminim, pasi janë lënë jashtë listës emerore të personave që do të përfitojnë një banesë sociale.Sipas Artur Lamoves, mes komunitetit rom dhe bashkisë ka një marrëveshje ku 5 familje nga komuniteti rom duhet të perfitojnë një banese sociale pa i plotesuar kriteret.Por në listen e 95 personave që fituan një apartament janë vetëm 2 familje, nga 5-shja e romëveKomuniteti rom kërkon rishikim të listës nga prefekti i Korçës Ardit Konomi i cili do të jetë edhe i fundit që do ta kalojë për miratim.Lista emerore e përfitueseve të një banese sociale e miratuar disa ditë më parë është shoqëruar me reagime dhe akuza nga familje që u lanë jashtë saj.