Elbasan, punonjësit e HEC-it të Banjës në protestë, përplasen me policinë
Elbasan-Përplasje fizike me policinë gjatë protestës së punonjesve të HEC-it te Banjes të cilët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë.Punonjësit e policisë private nuk kanë lejuar protestuesit të bllokojnë punën çka ka tensionuar situatën.Sipas protestuesve firma po vazhdon punën me punonjës të kompanive të tjera private dhe tërinj të sapopunësuar duke shkelur hapur ligjin shqiptar që nuk e lejon një gjë të tillë në raste protestash.Kreu i sindikates se punëtoreve të Elbasanit Fadil Kamami i cili u bë palë me punonjësit për mbrojtjen e të drejtave të tyre i bëri thirrje Ministrit te Brendshëm dhe atij të Energjetikes të ndëehyjnë.Nga ana tjeter edhe Kompania Koncesionare Devoll Hydro Poëer ka reaguar sot zyrtarisht në lidhje me situatën e krijuar me nenkontraktorin. Me ane të një komunikate shprehet në kuadër të projektit punësohen më shumë se 1000 punonjës, ku mbi 800 janë shqiptarë.Palët e përfshira me këtë projekt janë sigurisht të obliguara të respektojnë dhe të ndjekin legjislacionin shqiptar si dhe të respektojnë Kodin i Punës thuhet në njoftim. Prej 7 ditesh punonjesit e kompanisë turke, ndërtuese e HEC-it të Banjës ndodhen në greve, ku njësoj si më herët kolegët e tyre në Mirditë, kërkojnë respektim të kushteve të punës, dhe kontratë kolektive.