Bashkia shkeli ligjin, "Në 1 vit Basha firmosi 56 leje të paligjshme"

Pak ditë pasi Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi anulimin e lejeve të ndërtimit, agjencia kombëtare e planifikimi të territorit ka deklaruar se për një vit bashkia e Tiranës miratuar 56 leje ndërtimi të pabazuara në ligj.“Rezulton se 56 leje të miratuara nga Kryetari i Bashkisë që përbëjnë 100% të lejeve të ndërtimit të botuara nuk mbështeten në studime pjesore në fuqi. Si rrjedhoje janë leje të pambështetura në ligj.48% e këtyre ligjeve rezultojnë në shkelje të planit vendor të bashkisë së Tiranës përsa i përket numrit të kateve.62% me tejkalim 1 kat,24% me tejkalim 2 kat,4% me tejkalim 3 kat,10% me tejkalim 4 kat me ato çka ka parashikuar plani vendor.100% e këtyre lejeve të pambështetura në ligj rezultojnë me shkelje të distancave, pra cenim i pronës publike,”deklaroi Adelina Greca, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.Miratoi 78 studime urbane pjesore asnjë ligjoreNga aktiviteti në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, Bashkia e Tiranës, në periudhën kohore të një viti, nga miratimi i Planit vendor e deri më sot, duket se marrë vendime për 78 Studime Urbane Pjesore per 78 zona të kryeqytetit."Asnjë prej këtyre 78 studimeve nuk ka ndjekur rrugën ligjore që kalon përmes konsultimit të banorëve të prekur direkt nga këto vendime, por edhe përmes informimit dhe konsultimit të institucioneve publike që duhet të përfshihen në proceset e hartimit të studimeve pjesore.Këto konsultime dhe Informimi duhet të kryhen në rrugë direkte si edhe përmes botimeve në Regjistrin e Planifikimit të Territorit.Nënvizoj përsëri se botimi në Regjistër është kusht për hyrjen në fuqi të cdolloj akti që lidhet me planifikimin dhe ndërtimet në territor.As sot e kësaj dite, shumë kohë pas miratimit të ketyre studimeve, nuk janë botuar në Regjistër hartat ilustruese dhe informacionet ne lidhje me objektet qe parashikohet të ndërtohen në këto 78 zona të kryeqytetit. Si rrjedhojë, asnjë prej këtyre 78 zonave nuk rezulton të ketë studim në fuqi, sipas ligjit të planifikimit." deklaroi GrecaAKPT ka kërkuar vazhdimisht informacion nga Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj lidhur me botimet në Regjistrin e Planifikimit, por pa përgjigje. AKPT ka kërkuar gjithashtu nga Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i saj respektimin e ligjit dhe sigurimin e transparencës për publikun, por nuk ka patur deri më sot asnjë reagim konstruktiv prej tyre.Përtej deklaratave politike, policia ka nisur të zbatojë penalitetet për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.Në policinë e Tiranës ka pasur denoncime të shumta, gjë që ka çuar në shoqërimin e 10 personave të dyshuar për kryerjen e këtyre ndërtimeve të paligjshme.