Bode: Presim vetëm një reagim nga Rama për t'u kthyer në Kuvend

Tiranë – Partia Demokratike pret vetëm një reagim të thjeshtë ndjese nga Kryeministri Rama për t’u kthyer në Kuvend pasi deputetët e saj e ndiejnë se ata duhet të rikthehen.Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, aktualisht deputet i PD-së, deklaroi sot në studion e “Ora News” se “Ne duhet të rikthehemi në Parlament, por ne po presim, u bënë kaq muaj, që presim qoftë edhe një reagim, një akt nga ana e Kryeministrit, si pjesë ndjese dhe reflektimi ndaj asaj që ndodhi në mënyrë të përsëritur në Kuvendin e Shqipërisë ndaj deputetëve të opozitës. Por nuk po e shohim një gjë të tillë. Kjo do të thotë se është strategji e organizuar dhe e materializuar nga vetë Kryeministri Rama i ndihmuar edhe nga Kryetari i Kuvendit, Meta.”Por, Bode theksoi se “ne nuk jemi dorëzuar, por po përdorim instrumenta të tjerë për të komunikuar me qytetarët, rrugë të tjera për t’u dëgjuar.”I pyetur edhe për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, si ish-Ministër i Financave, Bode tha se kjo ngjarje është e rëndë, mjaft e rëndë, por më e rëndësishme se funksionaliteti i Bankës, është pavarësia e saj.“Ajo që më bën përshtypje në debatet publike është se ka debat më tepër populist, - tha Bode. -Unë e mirëkuptoj opinionin publik për ngjarjen dhe shqetësimin, por pak e lidhin ngjarjen me besimin e këtij institucioni, të sistemit bankar në tërësi. Më shumë mundohen ta interpretojnë si çështje të personave dhe nëse vërtet Qeveria do të shfrytëzojë momentin për të vënë nën kontroll Bankën e Shqipërisë, përmes rishikimit të ligjit, ndryshimit të Guvenrnatorit apo bordit, sigurisht që kredibiliteti i Bankës dëmtohet 10 herë më shumë. Nuk ka bankë në botë që e fiton besimin kur vihet nën kontroll nga Qeveria,”- theksoi ish-Ministri i Financave.Vjedhja në BSH, Bode në një linjë me Ramën për FullaninIntervista e plotë e Ridvan Bodes në Ora Newsar.sh/Oranews.tv