Trafikim fëmijësh drejt Italisë, 3 vjet burg anëtares së bandës Xhuljeta Petalli

Itali-Rikthehet sërish në qelitë e burgut 45-vjeçarja, Xhuljeta Petalli, pjesë e bandës kriminale të trafikimit të fëmijëve nga Shqipëria drejt Italisë në 2002.Arrestimi i saj është bërë nga policia e Peskarës, pasi gjykata e Apelit të Akuilës dha vendimin e prerë ndaj saj, duke e dënuar me 2 vjet, 11 muaj dhe 29 ditë burg për trafik klandestinësh dhe skllavërim fëmijësh. Ajo është dërguar nga policia në burgun e Chietit.Çifti Ramiz dhe Xhuljeta Petalli dhe Nexhip Kaçurri, kryesonin organizatën kriminale të trafikimit të të miturve. Rasti bëri bujë në 2002, ndërsa me 28 gusht të këtij viti do të zbuloheshin dhe arrestoheshin çifti Petalli.Në korrik të 2014 u dha dënimi i prerë edhe për bashkëshortin e Xhuljetës, Ramizin, punë ne sherbim te publikut dhe katër vjet dhe 11 muaj burg, dënim ky që do ta vuajë në burgun e Pescaras.Ramiz e Xhuljeta Petalli dhe Nexhip Kaçurri akuzohen se kanë trafikuar në Itali rreth 60 fëmijë shqiptarë duke falsifikuar dokumentet sikur i kishin fëmijët e vet. Pasi i dërgonin deri në shtetin përtej Adriatikut nuk dihet më asgjë për fatin e këtyre të miturve.Sipas hetuesve italianë dyshohet që fëmijët u janë shitur organizatave mafioze për t'u përdorur më pas si lypës ose qëllime të tjera të jashtëligjshme.Sipas policisë italiane, çifti Petalla ka dërguar rreth 30 fëmijë në Itali në destinacione që ende nuk është bërë i ditur. Kohë më parë policia e Durrësit ka prangosur Sofie Kaçurrin, motrën e Xhuljeta Petallës duke e rritur listën e trafikantëve të arrestuar.Të paktën 5 mijë dollarë ka kushtuar jeta e një fëmije, adresa e të cilit nuk gjendet, megjithë hetimet intensive. Policia dhe prokuroria pohojnë se numri i fëmijve të shitur është shumë herë më i madh se ai i rasteve të provuara.Por organizata kriminale ka pasur lidhje të shumta dhe të forta. Nga pala italiane ishte një avokat i shquar dhe një ish karabinier special. Nga pala shqiptare ndër të pandehurit binte në sy një polic dhe një agjent i SHIK-ut.Gjithsejt u përballën me drejtësinë 15 të pandehur italianë e shqiptarë.Në përfundim të procesit gjyqësor në Itali me burg u dënuan vetëm Xhuljeta Petalli dhe i shoqi Ramiz Petalli.Mbetet ende mister pse oficerë të lartë të ish shërbimit sekret italian SISDE u interesuan për të liruar nga burgu disa nga protagonistët e këtij trafiku sa të turpshëm aq edhe të dhimbshëm.Përgjimet e deritanishme kanë arritur të zbulojnë koston e trafikut, deri diku dhe të shitjes së foshnjave, por rrjeti ka fshehur detaje të rëndësishme. Sipas organit të akuzës, kjo industri e krimit ka sjellë miliona dollarë.Enrico De Simone, ish shefi i skuadrës së lëvizshme të policisë së Peskarës në kohën e trafikut, ngul këmbë që në disa raste fëmijët shqiptarë, kryesisht të komuniteteve rome dhe egjiptiane janë përdorur edhe për t’u marrë organet me qëllim shitje në tregun ilegal të organeve.SkemaAktiviteti kriminal ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002 kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Industria e falsifikimit i vishte me dokumente që motivonin bashkimin familjar, që nuk arrihej kurrë. Gjahtarët vinin shënjestrën te fëmija. Arrihej të mashtrohej i mituri.Taksia ishte e gatshme ta dërgonte në Durrës, ose në Rinas, në varësi të linjës që ishte gati. SHISH-asi Paja ulte gatishmërinë. Vula e daljes nga porti i Durrësit kushtonte 400 dollarë, ndërsa e daljes nga Rinasi 500 dollarë. Ana tjetër e Adriatikut kishte ustallarë italianë që prisnin gjahun dhe merrnin bakshishin.Policia në Bari, apo qytetin ku zbristë viktima, kishte dijeni dhe pasi merrte dollarët e premtuar vuloste soxhornot. Më tej në Milano ku dërgohej preja ishin avokatët e vendit fqinj që bënin të ligjshme gjithçka. Në këto çaste fëmija jetim nisej për në destinacion. Trasplatim organesh ose birësim.Nëse do të ishte me fat fëmija do gjente një familje italiane dhe do bëhej bir i ligjshëm i saj. Prindërit shqiptarë do mbeteshin një kujtim që do shuhej.