Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Botës në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2014, 19:58
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është shpallur sot kampione e Botës në kampionatin e xhudos që po zhvillohet në Rusi. Majlinda u shpall kampione pasi mposhti në finale xhudisten rumune, Andreea Chitu duke arritur një tjetër medalje ari, dhe duke ngritur edhe një herë tjetër lart emrin e Kombit të saj.
Majlinda ka arritur 4 fitore për t’u shpallur kampione dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyera duke u vlerësuar maksimalisht në këtë kampionat. Ajo tregoi edhe njëherë se nuk njeh rivalë në peshën e saj. Me medaljen e sotme Majlinda konfirmohet edhe një herë tjetër si xhudistja më e mirë në botë në peshën deri në 52 kg.