Poroshenko pas takimit me Putin: “Udhërrëfyes” për ti dhënë fund konfliktit

Ukrainë- Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se një "udhërrëfyes" për ti dhënë fund konfliktit të armatosur mes trupave ushtarake ukrainase dhe separatistëve në lindje, do të hartohet shumë shpejt.Poroshenko foli pas takimit që mbajti mbrëmë për gati 2 orë në Minsk me homologun e tij rus Putin, me fokus krizën në lindje të Ukrainës. Putin tha se Rusia do të marrë pjesë në dialogun për zgjidhjen e krizës, por dhënia fund e luftimeve është çështje e vetë Ukrainës."Qëllimi ynë kryesor është paqja. Ne kërkojmë aksione vendimtare të cilat do të sillnin paqe për Ukrainën. Llogjika e një plani paqeje është mbështetur nga të gjithë krerët e shteteve pa përjashtim" tha Poroshenko pas takimit, duke lënë të kuptohet se në fakt asgjë konkrete nuk ishte arritur mes dy palëve.Ndërsa kreu i Kremlinit tha se Rusia nga ana e saj do të bëjë gjithçka për të mbështetur procesin e paqes, nëse një i tillë do të nisë por theksoi se kushtet për armë-pushim mbeten sipas tij, në dorë të qeverisë së Kievit dhe liderve të separatistëve në lindje.Gjithsesi liderët u dakordësua të zhvillojnë konsultime të përbashkëta. Më herët dy liderët zhvilluan një takim edhe me kreydiplomaten e BE-së, baroneshën Catherine Ashton. Që nga fillimi i konfliktit, më shumë se 2 mijë persona kanë humbur jetën, kryesisht në Donjetsk dhe Luhansk.Dy rajonet deklaruan pavarësinë nga Kievi, duke pasuar aneksimin e gadishullit jugor të Krimesë nga Ukraina në muajin mars.