Vajza 9 vjeçare qëllon aksidentalisht me armë instruktorin e saj
Këto imazhe tregojnë disa sekonda përpara se një vajzë 9 vjeçare të ketë qëlluar aksidentalisht instruktorin e saj me armë duke e lënë atë të vdekur.Ngjarja ka ndodhur në Arizona në një kompleks Bullets and Burgers ku tregohet se vajza ka humbur kontrollin gjatë gjuajtjeve të saj me një armë Uzi dhe ka vrarë 39 vjeçarin Charles Vacca.Regjistrimet e bëra nga prindërit e vajzës tregojnë pamje ku Vacca qëndron afër 9 vjeçares dhe e mëson atë të gjuajë teksa arma që mban ajo në duar ka kaluar në gjuajtje automatike të pakontrollueshme.Por më pas tregohet se vajza nuk ka mundur dot të mbajë armën me dy duar duke e kaluar atë në dorën e djathtë dhe kjo ka bërë që të jetë një goditje fatale për instruktorin e saj Vacca i cili ka marrë shumë gjuatje në kokë.Charles Vacca ka vdekur të hënën në mëngjes pas disa orësh në spital. Ai ishte një veteran ushtrie dhe një baba i martuar.Vajza nuk është deklaruar fajtore për ngjarjen por ajo sëbashku me prindërit e saj janë larguar nga Nju Xhersi, vendi në të cilin po bënin pushime.