Palestina feston armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

Qindra palestinezë kanë festuar për orë me rradhë në Gaza, pas lajmit të arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.Armëpushimi afat-gjatë u ndërmjetësua të martën nga qeveria e Egjiptit. Detajet e sakta për këtë marrëveshje, për të cilat të dyja palët pretendojnë se kanë arritur fitore ende nuk janë të qarta por sipas mediave vendase është e kuptueshme se Gaza do të ketë disa pika kalimi me Izraelin dhe Egjiptin, një lehtësim të bllokadës dhe një zgjatje të afatit të peshkimit në brigjet e Rripit të Gazas.Një fazë e dytë e diskutimeve do të nisë brenda muajit me diskutime, rreth një porti dhe aeroporti për Gazën dhe kërkesën e Izraelit për ç'armatimin e Hamasit.Pas arritjes së armëpushimit, zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha: "Sot ne i themi popullit të Izraelit se tani që armëpushimi hyri në fuqi, mund të riktheheni në shtëpitë tuaja por të jeni të sigurt se jemi ne ata që po e bëjmë këtë për ju, jo Netanyahu". Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Izraelit, Mark Regev pohoi se në fakt kushtet e këtij armëpushimi janë po të njëjtat  me ato të ofruara një muaj më parë por që Hamasi i kundërshtoi."Përse Hamasi pranoi sot të njëjtat kushte që Egjipti propozoi një muaj më parë dhe që Hamasi i refuzoi? E gjithë kjo gjakderdhje do të ishte shmangur" tha Regev. Konflikti që zgjati për 7 javë me rradhë shkaktoi më shumë se 2 mijë viktima palestinez, shumica e tyre civilë, nga të cilët 500 fëmijë./nzh/oranews online/