Berlini zbardh agjendën e samitit: Diskutohen çështjet e hapura në rajon

Berlin- Qeveria gjermane konfirmon mbajtjen e samitit për Ballkanin me 28 gusht në Berlin.Zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se kancelarja gjermane Merkel sëbashku me Ministrin e Ekonomisë dhe atë të Jashtëm do të presin kryetarët e qeverive të Ballkanit, Ministrat e Jashtëm dhe ata të Ekonomisë.“Këtë të enjte, më 28 gusht do të zhvillohet në Berlin një Konferencë për BallkaninPerëndimor. Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik nëDubrovnik, Kancelarja Federale Merkel së bashku me Ministrin Federal të EkonomisëGabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive,Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë”.Diskutimet e Konferencës do të përqëndrohen në adresimin e çështjeve të hapura në rajon, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe prespektiven europiane te Ballkanit.“Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon qysh prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre. Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës Evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.Kancelarja Federale do të përshëndesë më 28 gusht, rreth orës 15:20 kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune.Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30.Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Ditmir Bushati dhe ministri Arben Ahmetaj u nis drejt Berlinit.Rama e ka vlerësuar këtë konferencë si një ngjarje e rëndësishme që synon intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit.Në mbyllje të Konferencës ai do të mbajë një fjalim përkrah kancelares Merkel.

Deklarata Per Mediat e Qeverise Gjermane_001