LRI kamping në Jal, Meta: Rinia, energjia që na çon drejt BE

Për të 6-n vit me rradhë në Jalë të Vlorës është organizuar kampingu veror i Lëvizjes Rinore për Integrim. Pjesë e kësaj iniciative që synon të përfshijë të rinjtë në politikë janë bërë rreth 500 të rinj e të reja.Si gjithnjë kampingut nuk i kanë munguar as ambasadorët. Të pranishëm kanë qënë Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, ai i Italisë, Massimo Gaiani, por edhe deputetët Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Kejdi Mehmetaj.Kreu I LSI Ilir Meta tha se “LRI-ja, është energji e re dhe gjithmonë do të jetë kështu, që mund të guxojë dhe të eci më shpejt, për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së"Ndërkaq Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig vlerësoi bashkëpunimin që të rinjtë kanë treguar në rinovimin e kësaj zone, dhe kërkoi që ta transferojnë edhe në nivelin kombëtar.Edhe ambasadori Italian Massimo Gaiani vlerësoi se “kur ka vullnet asgjë nuk është e pamundur"Përgjatë këtij kampingu do të zhvillohet një program me aktivitete të ndryshme si seminare, trajnime, debate e ku do të marrin pjesë personalitete të ndryshme.