Berisha: 176 institucione detyrohen nga Rama të marrin internet nga Koço

Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin Koço Kokëdhima se po abuzon me postin e tij, duke përfituar në shkelje të Kushtetutës fonde publike nga institucionet shtetërore.Në faqen e tij zyrtare në fb, Berisha denoncoi atë që ai e quajti aferë korruptive të deputetit.Sipas tij, nën urdhrin e Ramës dhjetëra institucione detyrohen që të blejnë shërbimet e internetit tek kompania e Koço Kokëdhimës. Bëhet fjalë për shuma prej dhjetëra milionash që sipas tij shkojnë në xhepat e Kokëdhimës.“Te dashur miq, dokumenta autentike te botuara ne mediat e shkruara dhe ato sociale (me poshte linku ku mund te gjeni te gjitha kontratat) faktojne se, ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, Rama dhe sivllau i tij Kokedhima, po mbushin bashkarisht xhepat me parate e shtetit me tendera qe, me urdher te Rames, i jepen sivllaut Koço.Keto dokumenta faktojne se kompania e sivllaut Koço, Abissnet, ka marre ekskluzivitetin, me urdher te Rames, per furnizimin me internet te mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale”.Berisha jep edhe sqarimin kushtetues, ku referuar pikës 3 të nenit 70 të saj kjo shkelje flagrante çon deri në heqjen e mandatit të deputetit.“Kjo eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se Shqiperise, e cila u ndalon kategorikisht deputeteve te perfitojne nga pasurite e shtetit apo pushtetit vendor dhe i denon ata me heqje mandati ne rast se nuk respektojne kete kerkese. Kushtetuta ne nenin 70 pika 3 percakton se: "Deputeti nuk mund te kryeje asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as te fitoj pasuri te ketyre". Kurse ne piken 4 ky nen i Kushtetutes percakton heqjen e mandatit te deputetit ne rast se shkelet pika 3 e tij, siç ju hoq Ilir Beqes, qe duke qene deputet fitonte se bashku me baxhanakun e Rames, Frankun, tenderat nga bashkia e Tiranes dhe Durresit. Ky nen i Kushtetutes ka si qellim kryesor te mbroje pasurite publike nga pushtetaret dhe nga abuzimi i pushtetit me to. Por tani, neo-bllokmenet nuk pyesin per Kushtetuten. Per ta, ajo eshte nje leter pa vlere qe duhet ta zbatojne vetem te tjeret. sbLinku i kontratave te Abissnet (kompania e Koços) me institucionet shteterore dhe vlerat e tyre është publikuar nga Open Data Albania:http://www.spending.data.al/sq/treasury/list/faqe/1/year/2014/perf_id/ABISSNET