A mund të jetë ky fundi i Malaysian Airlines ?

Pas dy nga tragjeditë më të rënda ajrore në vitet e fundit, e ardhmja e kompanisë ajrore Malaysian Airlines është çdo ditë e më e errët.Nga fotot e postuar në rrjete sociale shohim shumë rrjeshta sediljesh bosh, vetëm tre pasagjerë që duken, ndërkohë një tjetër foto tregon një familje në klasin e parë duke pasur të gjithë avionin për veten e tyre.Ndërkohë rreth 200 antarë ekuipazhi kanë dhënë dorheqjen pas aksidenteve të MH 370 dhe MH17 pas presioneve të familjarëve të tyre, duke shkaktuar mungesë stafi për fluturime.Mësohet së Malaysia Airlines kërkon mbështetjen nga shteti që kompania të vazhdojë punën dhe për këtë duhet në fillim të ndërrohet emri i saj si dhe një plan i detajuar për politikat e brendshme të kompanisë.Por një ekspert aviacioni Mohshin Aziz shprehet për News.com se ‘Nuk mund të fajsojmë plotësisht kompaninë për ngjarjet e fundit, por nëse pyesni një pasagjer nëse do fluturonte me këtë kompani me siguri do përgjigjej se do preferonte një tjetër se sa Malaysian Airlines’.E mesa duket për këtë kompani nuk mungojnë as skandalet ku një pasagjer ka raportuar se një anëtar i ekuipazhit e ka ngacmuar seksualisht gjatë fluturimit nga Kuala Lumpur për në Paris.