Vjedhja në BSH, Eksperti amerikan: Skandali kërkon dorëheqje
Një skandal i përmasave të tilla si ai i vjedhjes së 7 miliardë lekëve në BSH në Amerikë do të ishte pasuar menjëherë me dorëheqje. Ky është vlerësimi i analistit dhe eksperti Jonas Rolett, për zërin e Amerikës.“Pikëpamja ime është që duhet që sistemi të jetë funksional, pra procesi i drejtësisë dhe hetimi duhet të vazhdojnë. Këtë gjëra nuk janë kurrë të thjeshta. Çdo sistem politik ka problemet dhe skandalet e veta. Prova është se sa është në gjendje sistemi që ta përballojë stresin që sjell një situatë e tillë”, tha Rolett.Per Rolett është e cuditshme se si skandali nuk ëhstë kthyer në një cështje me qëndrime politike.“Është interesante që kjo nuk është kthyer në një çështje me qëndrime politike, mesa kam parë unë. Ka njerëz nga të dyja anët që kanë kërkuar një hetim, ose veprim. Unë mendoj se duhet kryer procesi ligjor. Nuk është mirë që dikush të gjykohet në media, apo të kërkosh veprime të nxituara, pa u zbuluar faktet”, tha eksperti.Por nga ana tjetër mënyra se si do të trajtohet çështja do të jetë prova e funksionimit të institucioneve në Shqipëri.“Në vende të ndryshme, dinamika kulturore është e ndryshme. Në Japoni për shembull, kryeministrat, ministrat, krerët e korporatave japin dorëheqjen menjëherë. Nëse ndodh një skandal, njerëzit marrin përgjegjësitë. Është pjesë e kulturës së shoqërisë. Në Shtetet e Bashkuara, është pak a shumë diçka e mesme. Ka pasur raste që zyrtarët kanë marrë përgjegjësinë. Një rast i tillë ishte në vitin 2012, kur shpërtheu një skandal me Agjencia e Shërbimeve të Godinave Qeveritare, me shpenzime të tepruara dhe trajtime luksoze në trajnime në Las Vegas. Në atë rast administratorja e agjencisë dha dorëheqjen.”Ky vlerësim, i ekspertit amerikan vjen një ditë para se gurvenatori fullani të dalë parea medias për raportin mujor të punës së Institucionit që drejton.