Vlorë, 26-vjeçari ekzekutohet me automatik në malin e Shashicës
Vlorë - Një 26-vjeçar nga fshati Lapardha i Vlorës është ekzekutuar me automatik mesditën e 26 gushtit në malin e Shashicës nga tre persona ende të panjohur, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.Rreth orës 15.00 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë, Qarku Vlorë, është marrë njoftim se në malin e Shashicës është vrarë me armë zjarri, 26-vjeçari Daniel Vasil Likaj, banues në fshatin Lapardha.Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, ka rezultuar se viktima sëbashku me dy persona të tjerë kanë qënë duke ecur në malin e Shashicës, kur 3 persona të panjohur prej tyre, të armatosur me automatikë Kallashnikov u kanë dalë para dhe pas një grindjeje të çastit për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të viktimës dhe janë larguar menjëherë.Në këtë mal janë mbjellë disa sipërfaqe me bimë narkotike, kanabis sativa dhe nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me këtë fakt.Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.Oranews.tv